Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali me abuzimet, ish-deputeti italian dyshohet si “truri” i rrjetit. 67-vjeçarit iu gjetën 600.000 euro kesh

13:36 / December 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ish deputeti italian Pier Antonio Panzeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti italian, Pier Antonio Panzeri mendohet se është truri i rrjetit që dyshohet se financohej nga Katari.

Ai u arrestua mëngjesin e së premtes dhe u dërgua në Prokurorinë belge për tu marrë në pyetje. Gjithashtu u vendosën në pranga gruaja dhe vajza e tij, për të cilat u lëshua një urdhër arresti evropian dhe u ekzekutua në provincën e Bergamos.

Sipas mediave belge, Le Soir dhe Knack, hetuesit i gjetën rreth 600.000 euro kesh Panzerit. Një urdhër-arresti evropian për gruan dhe vajzën e 67 vjeçarit u ekzekutua në provincën e Bergamos.

Sipas hetuesve belgë, Panzeri është “dirigjenti i orkestrës” dhe u jepte udhëzime eurodeputetëve të tjerë.

Ndërsa eurodeputetja dhe një nga nënkryetaret e PD, Eva Kaili akuzohet si figura qendrore në skandalin e korrupsionit.

Anëtari i partisë italiane “Articolo Uno”, që shkëput nga Partia Demokratike në vitin 2017, ishte një eurodeputet për 15 vjet.

Në veçanti, nga viti 2004 deri në vitin 2019 ishte anëtar i Parlamentit Evropian për Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Në vitin 2017, Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg urdhëroi Panzerin t’i kthejë 83.764 euro Parlamentit Evropian.

Vendimi erdhi pas një hetimi të nisur në vitin 2009 nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për shkelje të rregullave për rimbursimin e shpenzimeve të eurodeputetëve.

Ndërkohë ish-deputeti deklaroi në vitin 2019 në Doha se Katari ishte kthyer në një pikë referimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vazhdimisht kishte treguar se ishte në rrugën e duhur.

Panzeri Pier Antonio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Kryeministri Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut, zbulohet emri

13:41 / November 1, 2026

Përplasja e studenteve me militantët e PD-së, “dorëzohet” Stresi: Nuk erdha të rraskapitem kot

12:55 / November 1, 2026

Paraburgimi i Veliajt po përdoret si mjet politik? Eurodeputeti holandez Smit: Rasti i tij tregon se Shqipëria ka ende probleme me shtetin e së drejtës

12:20 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.