Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka dënuar sulmin me bombë ndaj patrullës së EULEX-it në Rudarë, në veriun e Kosovës. Ajo thotë se autorët mbajnë përgjegjësi.
“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE- në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Lungescu në Twitter.
Po ashtu ajo thotë edhe se NATO është plotësisht të aftë të përmbushim mandatin e saj në Kosovë
“Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”.
