Maroku triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
Ata kanë pasur mijëra tifozë në mbështetje të tyre, dhe një nga ato është edhe aktorja e njohur Hiba Abouk e cila është partnerja e Ashraf Hakimit.
Aktorja prej ditësh ndodhet në Doha me fëmijët Amin dhe Naim.
Ajo ka shpërndarë video dhe foto në InstaStory teksa feston triumfin e bashkëshortit të saj.
Imazhi që Hiba Abouk ka shpërndarë në Instagram.
Hiba gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi nga tribuna. Në të ajo pozon me shpinë, e veshur me fanellën e kombëtares, së bashku me një shoqe dhe djalin e saj Amin, më të madhin. “ Lumturi ”, ka shkruar ajo në anglisht krahas fotos.


