Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë, dhe për këtë arsyje janë mbyllur edhe shkollat. Shkollat fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të punojnë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor ndërsa po raportohet se shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.
Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar. Serbët që protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikada.
Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.
