Veriu i Kosovës është i bllokuar nga qytetarët serbë. Ata po protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë, pasi ka ende barrikada. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se duhet të ketë një prezencë shumë më të fortë të NATO-s, EULEX, ndryshe serbët do të shfrytëzojnë hapësira për të ndarë Veriun e Kosovës.
“Shikoja dje forcat speciale kosovare që thoshin: ‘Nuk po ndërhyjmë, ne jemi këtu se po na sulmojnë dhe duam ndihmën e të gjithëve’. Pra e kuptoni se çfarë situate është dhe kjo situatë nuk relativizohet, aty ka policë të plagosur. Si mund të thuash ti që aty ka ca provokime. Jo, absolutisht është e pamundur të ndodhë kjo.
Skenarët janë që aty ka shumë benzinë, problemi është që kush do t’i vërë zjarrin dhe Rusia është shumë e predispozuar që nëpërmjet duarve të një tjetri, që mund të jetë edhe Bosnja se është edhe çik problem edhe aty, se këto kohë kemi vizita aty të ministrit të Jashtëm të Iranit aty, ndërkohë ambasadori rus shkon viziton repartet ushtarake në Veri të Kosovës. Ç’punë ka një ambasador rus të shkojë të vizitojë repartet ushtarake në Veri të Kosovës dhe ç’punë ka një ministër Iranian që vjen në kohën më të keqe në marrëdhënie me shqiptarët dhe fillon kontaktet me Serbinë, me Bosnjes, etj.
Çfarë po ndodh? Këtu arrin në një konkluzion që këtu duhet të ketë një prezenc shumë më të fortë të NATO-s, EULEX, ndryshe këta do të shfrytëzojnë hapësira për të ndarë Veriun e Kosovës. Këtë kanë qëllim. Targat, sulmet që bëheshin, janë disa shenja. Këta edhe kur nuk do ketë diçka për t’u ankuar, pala serbe, do gjejnë diçka patjetër. Ajo që po ndodh tani është që zgjedhjen u shtynë, këta vazhdojnë me barrikada. Kjo do të thotë që kanë një qëllim tjetër”.