Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kulluri: Veliaj “Audi A8”, Këlliçi si “Volkswagen Passat”. Belindin nuk e shoh fitues

11:17 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edvin Kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, kritikon procesin e Primareve që kanë nxjerrë kandidatët e Berishës për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Për ky proces nuk është i ngjashëm me vende si SHBA dhe Angli. “Tallava! Primaret janë krejt tjetër gjë, shikoni primaret në Amerikë, në Angli, këto që po ndodhin këtu s’kanë lidhje. Primaret janë një formë e caktuar zgjedhjesh, një anëtar një votë. Nuk i besohet ujkut të ruajë bagëtitë”, tha ai.

I ftuar në “Stay Tuned” me Valbona Mhillin ai foli dhe në lidhje me kandidimim e mjekut Ilir Alimehmeti në Tiranë. Ai tha se mjeku nuk është politikan. Kulluri shtoi se nuk e sheh si fitues Belin Këlliçin përballë Erion Veliajt.

“Në politikë duhet të hysh politikan ose të bëhesh politikan, nuk mund të hysh ti nga mjekësia në garën më të rëndësishme të Partisë Demokratike, e sidomos për një parti konservatore ku ka shumë rëndësi tradita. Është si t’i japësh një 7-vjeçari një “Audi A8” dhe të dalë në autostradë, do përplaset. Këlliçi është futur në një garë me një “A8” siç është Erion Veliaj, kurse ai një “Volkswagen Passat”. Këlliçin nuk e shoh si fitues për shumë arsye morale, politike dhe integriteti. Nuk më bind, nuk më bind asnjë kandidat. Në Partinë Demokratike nuk janë lënë të rriten personalitete politike që të ishin gati për zgjedhje, pasi çdo njeri që ka pasur mendim ndryshe nga lidershipi, është goditur, është lënë jashtë dhe anatemuar. Rasti im është një ndër ta. Nga legjitimiteti politik, grupimi i zotit Berisha ka shumicën në PD, nuk diskutohet, kush mendon ndryshe gabon rëndë. Lulzim Basha nuk u bë kurrë lider”, shtoi ai.

Edvin Kulluri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.