Vitet e fundit zgjidhja e martesave, po zë numrin më të madh të proceseve gjyqësore cilvile në të gjitha gjykatat e vendit.
Megjithatë një problem që lidhet me vendimet e gjykatave është edhe ekzekutimi i tyre. Në shumë raste objekt i një divorci është edhe ndarja e pasurisë apo caktimi i kujdestarisë së fëmijëve. Kur palët nuk bien fakort për të ekzekutuar këtë vendim (pra në mënyrë vullnetare), pala kreditore është e detyruar ti drejtohet Zyës së Përmbarimit Shtëtëror të rrethit ku jeton, i cili merr përsipër të detyrojë palën debitore të ekzekutoj këtë vendim.
Dhe kjo ndodh jo në pak raste. Nëse do të shkosh në Zyrat e Përmbarimit për të mbaruar një punë, do të shohësh prindër me femijë përdore.

Janë pikërisht ata prindër të cilët kanë kujdestarinë e femijeve, por nuk janë dakort që prindi tjetër ta takoj fëmijën njëherë në disa kohë, sipas vendimit të gjykatës.
Këtu hyn në lojë edhe Zyra e Përmbarimit, e cila duhet realizoj takimin e prindërit ankues, me fëmijën.
Deri këtu gjithçka duket normale.
Por vetë shteti që në këtë rast shërben si regullator për të mundësuar takimin e prindërve më fëmijët nuk është në rregull.
Tirananeës ka mundur të fotografojë nga brenda ambientet ku supozohet të realizohet takimi prindër-fëmijë, që duhet të ishte një ambient i ngrohtë, i këndëshëm edhe miqësor, për më tepër që fëmijët që shkojnë në këto takime janë të gjithë minorenë.
Jo vetëm që këto ambiente nuk kanë asnjë lidhje më çfarë përmendëm më sipër por ato ngjajnë me dhomë takimi të një burgu.

Edhe vetë përmbarusit e këtij institucioni, dhe në këtë rast po flasim për kryeqytetin për Zyrën Përmbaimore Tiranë, e pranojnë nën zë se kushtet janë mjerane dhe se një fëmijët kanë shumë të drejtë të mos dëshiojnë të vijnë në këtë ambient të ftohtë dhe të “frikshëm”.

Madje shpesh herë përmbaruesit detyrohen t’i marrin prindërit dhe fëmijë në zyrat e tyre ku ambienti është disi edhe më i ngrohtë edhe pse tavanet rrezikojnë t’u bien në kokë nga lagështria.
Kur i kemi pyetur disa nga përmbaruesit se përse nuk vendosin, një perde, dy lodra edhe një ngrohse në këtë dhomë takimi ata na kanë thënë :“Eh kush ka nge e merret me këtë punë, ne nuk kemi zyra të sakta për përmbaruesit”.

Edhe vetë psikogët, të cilët janë të atashuar pranë zyrave përmbarimore, shpjegojnë që në këto kushte është e pamundur që të zbusësh marrëdhënien e dëmtuar në disa raste rendë, të fëmijëve me një njërin nga prindërit.
Jo vetëm kaq, por prindërit që i drejtohen përmbarimit për të parë fëmijët e tyre, duhet t’u luten praktikisht përmbaruesve që të paraqiten ditën e takimit (pra të bëjnë punën e tyre), pasi duke qenë se takimet janë në fundjave, përmbaruesit shpesh herë nuk vijnë me pretendimin se fundjavën nuk ua paguan njeri.
“Ankohu ku të duash, unë edhe nëse vij e bëj për ty, se po të dua ditë të shtune nuk me detyron njëri të dal në punë”, janë këto fjalët me të cilat i është drejtuar një përmbarues një qytetareje, e cila shkon çdo të shtunë me dy fëmijët e saj përdore në këto zyra.


Kuptohet shumë thjeshtë që për ta bërë më familjare këtë dhomë që duket në foto duhet të një buxhet fare minimal, por duket se për këtë çështje nuk e vë akush ujin në zjarr./ Tirananews.al/
