Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha akuzon sërish Ramën: Organizoi atentat me një kamikaz! Gerti Shehu, informator i policisë

17:16 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin e sulmit në protestën e 6 dhjetorit.

Sipas Berishës, autori, Gerti Shehu ishte informator i policisë dhe përdorej për të çmontuar bandat e drogës.

“Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme, ai ka humbur betejën. Tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon që të marrë drejtimin e PD dhe në një akt kriminal organizoi atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë u them se nuk ka në Shqipëri një të dytë që i intereson më shumë. Në Ballkan është Vuçiçi. Mendoi se në zhurmënajën e samitit do i japë një goditje kundërshtarit politik. Atij opozita i ka dalë duarsh, nuk e kontrollon më. Ata që mendojnë se Edi Rama nuk ishte i interesuar bëjnë naivin dhe dudumin. Në vitin 2013 tha 1 milionë shuplaka. Mund të ishin dafina. Por ishin shuplaka. Por që nga ajo kohë e kam ndjekur dhe e kam denoncuar. Ata që bëjnë avokatinë e porositësit e të krimit janë të dështuar. Ai e faktoi, përdori 70 kg ndaj një hoteli. Ai që e bëri në prag të Samitit e bëri që të jehonte sa më pak. A e akuzoj unë Edi Ramën se është porositësi i krimit vetëm nga logjika? Jo, nuk e bëj këtë. Mua më intereson e vërteta. Një akuzë pa baza nuk i shërben as shoqërisë shqiptare, e akuzoj se personi i cili kreu krimin, kamikazi i Edi Ramës ishte dhe është informator i Policisë Kriminale”, deklaroi Berisha.

Berisha Protesta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.