Këngëtaren Eranda Libohova, të cilën e kemi parë gjithmonë të rezervuar për jetën e saj sentimentale, e ftuar në “Zemër Luana” ajo u shpreh më shumë se kurrë më parë për ndjesinë e të qenit e dashuruar.
E pyetur a është e verbuar nga dashuria, artistja pohoi pa hezitim. “Sigurisht”, u përgjigj Eranda.
“A do arratiseshe nga Shqipëria nëse do gjeje dashurinë e jetës diku larg?”, ishte pyetja e radhës.
“Do të arratisesha”, theksoi ajo.
Në një intervistë në fillim të muajit tetor të këtij viti, ajo foli si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar. Ajo shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletua.
“Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time. Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tregoi këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.