Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste për drejtorët e call center-ave të ndryshme me qendër në kryeqytetin shqiptar, 9 prej të cilëve italianë, të dyshuar për tregti të rreme online dhe evazion fiskal.
Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga policia italiane, 9 shtetasit italianë dhe 1 shqiptar, të dhënat personale të të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të sekretit të hetimit, duket se janë larguar tashmë nga Shqipëria.
Nga hetimi i kryer në bashkëpunim dhe me policinë financiare, u zbulua se call center-at funksiononin në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, duke bindur qytetarët e Bashkimit Evropian të investonin në platformat e tyre.
