Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas lajmit se këngëtarja serbe, Maya Berovic ka kopjuar këngën e artistes shqiptare, të titulluar “Ale Ale”, duke e përkthyer në gjuhën serbe.
Myrtezaj sqaroi se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk e dinte të ishte huazuar nga dikush tjetër.
“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen ‘Ale Ale’ e publikuar ne version të gjuhes serbe nga një tjeter ‘artiste’. Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi autorësinë e kenges, pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij fakti! Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte ne fund të listes për t’i shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shume”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.
