Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

12 shenjat e horoskopit, 13 dhjetor 2022. Mësoni çfarë ju pret

08:08 / December 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Horoskopi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Jeni duke jetuar një lidhje dashurie që ju jep siguri dhe qetësi. Momenti për ju të lindurit në shenjën e Dashit është jashtëzakonisht i favorshëm, sepse edhe në punë gjithçka po shkon mirë.

Demi

Këto janë ditë të vështira për ndjenjat, por së shpejti mund të filloni numërimin mbrapsht pasi po afron periudha juaj me fat në dashuri. Kujdes me çështjet financiare, ndoshta disa gjëra i keni llogaritur gabim dhe mund të keni probleme.

Binjakët

Ky është një moment në të cilin duhet t’i jepni vetes kohë dhe të merrni vendime. Zgjedhjet do të jenë të nevojshme edhe në fushën sentimentale. Gjithçka po shkon mirë në punë, por një periudhë e vështirë është përpara, përballuni me problemet që tani.

Gaforrja

Këtë të martë, më në fund mund të gjeni qetësi dhe kohë për të sqaruar gjërat me partnerin/en. Nga ana profesionale gjërat dalëngadalë po marrin rrugën e duhur, por për të qenë në krye duhet të presësh edhe pak.

Luani

Periudhë tensioni në dashuri, merrni pak kohë për veten tuaj dhe prisni që gjërat të qetësohen, së shpejti do të mund të mbështeteni në perspektiva më të mira.

Virgjëresha

Në dashuri po vijnë lajme të rëndësishme, bëhuni gati t’i mirëprisni në mënyrën më të mirë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, kjo është koha për t’u marrë me të.

Peshorja

Është një moment delikat në dashuri, ndoshta po përballeni me një ndarje. Nëse nuk doni të ndodhë kjo, mos ushqeni debatet. Në fushën profesionale tregohuni edhe aty të kujdesshëm, mos merrni vendime të nxituara.

Akrepi

Jeni një nga shenjat më të apasionuara të horoskopit dhe mbrëmjen e kësaj të marte do të keni mundësinë t’i jepni dorë të lirë kësaj karakteristike tuajën. Mund të keni disa probleme ekonomike, bëni kujdes të mos i shpërdoroni paratë tuaja.

Shigjetari

Shkojini pas lajmeve të mira në dashuri, mund të bëni takime interesante. Për çdo ndryshim në aspektin e punës, merrni kohë për të vlerësuar gjërat, përpara se të hidheni në aventura të reja profesionale.

Bricjapi

Është një periudhë qetësie e madhe në marrëdhëniet në çift, përfitoni nga kjo për të ndjerë pak relaksim pas problemeve që sapo keni kapërcyer. Është koha për t’i dhënë vetes një pauzë qetësie edhe në punë, filloni të planifikoni një pushim të shkurtër.

Ujori

Ka ardhur koha të kuptoni se diskutimet janë të kota, mund të filloni të rimendoni marrëdhënien tuaj duke i marrë gjërat pak më me qetësi. Ju keni projekte në mendje, por ende nuk e kuptoni mirë se për çfarë bëhet fjalë, ndaj prisni, mos u nxitoni.

Peshqit

Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos jeni pesimistë, jepini kohë edhe shansit tuaj në dashuri. Në punë jeni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 24 korrik 2026

08:04 / July 24, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.