Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Surprizat e Fest 61, Arbana Osmani: Të ruajmë vlerat. I vetmi festival ku çdo tingull është live

12:46 / December 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unknown 315075503 1286239832201470 3080685024450452593 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa data për nisjen e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH po afron, organizatorët e saj Arbana Osmani, drejtori i Festivalit të Këngës Redi Neziri, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako, Eraldo Rexho dhe Eduart Grishaj kanë zbuluar disa nga detajet pikante, surprizat e mëdha që do të rezervojnë 4 netët magjike, por edhe ndryshimet ku duhet thënë se këtë vit nuk janë të pakta.

Drejtuesja e Festivalit, Arbana Osmani tha se Festivali i Këngës është një nga eventet me vlerat më të larta të muzikës shqiptare ndër vite dhe i vetmi event që ka një orkestër të jashtëzakonshme ku çdo tingull është live.

“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha Osmani.

Surprizat këtë vit nisin nga këngët, që nuk janë bërë publike paraprakisht, por do të prezantohen për herë të parë për shikuesit në natën e parë dhe të dytë të Festivalit. Edhe emrat e jurisë profesioniste të Festivalit do të prezantohet natën e parë të eventit muzikor.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera çmimi i parë i Festivalit të Këngës do të përcaktohet nga juria profesioniste, ndërsa kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 do të zgjidhet nga votat e publikut. Këto ndryshime vijnë si rezultat i ruajtjes së vlerave të festivalit, por edhe përshtatjes së kërkesave specifike që kërkon Eurosongu.

Pyetjes se nëse publiku mund të zgjedh një këngë të gabuar në Eurovision, organizatorët nuk u shfaqën të shqetësuar, duke shtuar se të gjitha këngët pjesëmarrëse janë tepër të kualifikuara dhe të zgjedhura me kujdes.

“Për përfaqësimin në Eurovision, kemi dashur ta ndajmë pjesëmarrjen në Eurovision nga Festivali i Këngës. Pra çmimi i parë i festivalit dhe përfaqësim në Eurovision do e vendos publiku me sms nga shtëpia. Mund të ndodh që çmimi i parë i jurisë dhe ai i vendosur nga publiku të jetë e njëjta ose mund të jenë këngë të ndryshme. Këngët pjesëmarrëse janë përzgjedhur me kujdes, janë këngë me kualitet ku komisioni është treguar shumë i kujdesshëm për të zgjedhur këngët më të mira dhe nuk besoj se publiku nuk do të zgjedh një këngë më të dobët se juria”, tha Osmani.

“Kjo formulë është menduar shumë gjatë. Lidhja e çmimi me përfaqësimin e Shqipërisë është bërë për të lehtësuar vlerësimin profesional të jurisë. Në festival vlerësimi është për vlerat e këngës dhe këngëtarit, ndërsa për përfaqësimin në Eurovision duhet diçka më specifike pasi i tillë është festivali europian”, tha Bojken Lako.

Një tjetër çmimi që do të jepet është “Artisti i Ri më i Mirë” që do të zgjidhet nga një juri e medias, e zgjedhur me kujdes, në bashkëpunim me jurinë profesioniste. Ndërsa 3 çmimet e para dhe ai i Kritikës do të jepen nga juria profesioniste. Surpriza do të ketë në të 4-ta netët e festivalit, me të ftuar special si Margarita Xhepa apo edhe pjesëmarrës dhe këngë hit ndër vite të Festivalit të Këngës. Gjithçka duket se është gati dhe publikut i mbete vetëm të blejë një biletë dhe të shijojë live tingujt e bukur të muzikës së lehtë shqiptare.

Arbana Osmani Festivali i Këngës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.