Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jep shpresë zbulimi i “Moderna” dhe “Merck”, vaksina kundër kancerit po jep efekt

16:27 / December 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Moderna dhe Merck po përgatiten të kalojnë në provat e Fazës 3 të një vaksine kundër kancerit e bazuar në teknologjinë mRNA. Kjo vjen pas një studimi të mëparshëm, i cili rrit shanset e pacientëve për t’i mbijetuar një lloji të kancerit agresiv të lëkurës.

Të dhënat e publikuara nga Moderna sot tregojnë se kur kombinohen, vaksina eksperimentale e Merck për kancerin dhe ilaçi imunoterapik Keytruda reduktojnë rrezikun e vdekjes ose rikthimit të kancerit të lëkurës te pacientët me rrezik të lartë me 44% në krahasim me trajtimin vetëm me Keytruda.

Provat e fazës 2 përfshinin 157 pacientë të cilët tashmë i ishin nënshtruar një operacioni. Të tjerë prej tyre morën nëntë doza të vaksinës së kancerit, të koduar me emrin mRNA-4157/V940, së bashku me ilaçin Keytruda.

Një pjesë tjetër morën vetëm Keytruda. Sipas drejtuesve të Moderna, rezultatet ishin mjaft inkurajuese sa Merck dhe Moderna tani duan të kalojnë në provën tjetër, edhe më të madhe të Fazës 3.

Synimi i kompanive është të testojnë këtë kombinim të vaksinës kundër formave të tjera të kancerit përveç kancerit të lëkurës. Por duhet të presim rezultatin përfundimtar, pasi shumë ilaçe që kalojnë Fazën 2 më pas dështojnë në provat e Fazës 3.

Shkencëtarët kanë kohë që studiojnë mundësinë e përdorimit të teknologjisë mRNA, e cila është bërë e famshme vitet e fundit nga vaksinat e suksesshme të zhvilluara kundër Covid-19, për të krijuar një vaksinë që do të nxiste sistemin imunitar të vriste tumoret kancerogjene.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.