Moti me reshje të dendura shiu dhe ulja e ndjeshme e temperaturave nuk e ka penguar punën për sistemimin e lagjes “Drita” në qytetin e Burrelit.
Prej shumë dekadash ky bllok banimi ishte lënë në mëshirë të fatit nga drejtuesit e pushtetit lokal.
Sa herë kishte fushata elektorale kandidatët për kryetarë bashkie apo deputetë takoheshin me zgjedhësit e lagjes dhe u premtonin investime.
Vetëm kohët e fundit këtu po kryhen punime për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Në një postim të kryebashkiakut Agron Malaj thuhet:
- Lagjia “Drita” #Burrel vijon puna për rikualifikimin dhe sistemimin e ambienteve të përbashkëta.
Mësohet se do të tjera projekte të rëndësishme do ta zbatohen për banorët e këtij komuniteti.



