Në verën e vitit 2023 nga Tirana mund të ketë fluturime direkte drejt ishullit të Mykonos në Greqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku grek Konstantinos Koukas, i cili në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, ka treguar se janë duke punuar për këtë projekt së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.
Blendi Fevziu: Normalisht, ka qenë një ide ose një projekt për të pasur fluturime direkt midis Tiranës dhe Mikonosit. Çfarë po ndodh me këtë projekt?
Kryebashkiaku i Mykonos: Jemi duke punuar në këtë projekt. Kemi pasur diskutime me Ministren e Turizmit dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës që sezonin e verës së 2023 të kemi fluturime direkte që do të lidhin Tiranën me Mikonosin…
Blendi Fevziu: E cila duhet të jetë 55 minuta ose 50 minuta në total…
Kryebashkiaku i Mykonos: 10 minuta më shumë se Athina, ose edhe më pak.
Blendi Fevziu: Po, 10 minuta më shumë se Athina sipas përllogaritjeve të mija. Pra vitin tjetër, do të kemi fluturime direkte me Mikonosin?
Kryebashkiaku i Mykonos: Po përpiqemi fort që diçka e tillë të ndodhi.
Blendi Fevziu: Kjo është diçka shumë e mirë për ne, shpresoj të jetë diçka e mirë edhe për ju…
Kryebashkiaku i Mykonos: Shpresoj që ju të jeni te avioni i parë. Sigurisht që është e mirë edhe për ne, prandaj po përpiqemi fort që kjo të ndodhi.
Blendi Fevziu: Sa investime të huaja ka në ishull?
Kryebashkiaku i Mykonos: Çfarë doni të thoni?
Blendi Fevziu: Gjatë kësaj kohe. Mund të jenë hotelet edhe restorantet, e të ketë të tjerë që i bëjnë investimet.
Kryebashkiaku i Mykonos: Sa shumë investime?
Blendi Fevziu: Po. Keni ndonjë ide?
Kryebashkiaku i Mykonos: E keni fjalën në para?
Blendi Fevziu: Po.
Kryebashkiaku i Mykonos: Nuk mund të përllogarisë diçka të tillë.
Blendi Fevziu: Çfarë po bëni që të përmirësohet edhe më shumë Mikonosi?
Kryebashkiaku i Mykonos: Gjithmonë përpiqemi të përmirësojmë infrastrukturën, çka është më e rëndësishmja. Përveç kësaj përpiqemi po ashtu që ta bëjmë Mikonosin të njohur edhe për gjëra të tjera. Vitet e fundit po përpiqemi fort që Mikonos të bëhet e njohur për kulturën e saj, të krijojmë evente kulturore të cilat do ti promovojmë përveç atyre gjërave të tjera për të cilat Mikonos është e njohur tashmë.