Sot, më 14 dhjetor në Kosovë liderët e shtetit do të marrin pjesë në një ceremoni ku do të nënshkruajnë aplikimin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Presidentja Vjosa Osman, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të dalin në një konferencë për shtyp.
“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE”, tha Kurti.
