Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Peleshi në Komandën Supreme të NATO-s, Shqipëria vlerësohet si aleat i besueshëm dhe kontribues aktiv

13:46 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 12 14 at 13.34.44 1 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komandën Supreme të Aleancës në Europë. Ai u prit në një takim nga Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, Gjenerali Christopher G. Cavoli, njëkohësisht dhe Komandanti i Komandës Amerikane për Europën. Gjatë takimit u diskutua mbi mjedisin aktual të sigurisë, sfidat në kufirin lindor të Aleancës, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s, partneriteti strategjik me SHBA, zhvillimi i kapaciteteve të FARSH dhe modernizimi.

Ministri Peleshi, ndër të tjera, vlerësoi rolin vendimtar të Komandës Supreme të Aleancës në materializimin e objektivave politike të NATO-s dhe mbi të gjitha punën e matur për përballje me sfidat aktuale në kufijtë e Aleancës, pa shkëputur vëmendjen nga rajoni i Ballkanit. Ai theksoi rëndësinë e prezencës së trupave të NATO-s në lindje, Letoni dhe Bullgari dhe njëkohësisht në KFOR, Kosovë. NATO dhe SHBA, sipas ministrit Peleshi, duhet të promovojnë dhe investojnë me këmbëngulje në reformën e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë ju kushtua rolit të Shqipërisë, si një aleat i besueshëm dhe kontribues aktiv për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë, por në të njëjtën kohë dhe pozicionit strategjik që vendi ynë ka për mbështetjen e vazhdueshme logjistike në kufirin lindor të Aleancës. Në takim u vlerësua rëndësia që qeveria shqiptare i ka kushtuar zhvillimit të infrastrukturës dhe kapaciteteve të porteve dhe ndërtimit të “Korridorit VIII”, si projekte thelbësore për aksesin e menjëhershëm të forcave të NATO-s në brendësi të Ballkanit deri në Detin e Zi. Ministri i Mbrojtjes shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të ndërtuar këtë infrastrukturë sipas standardeve të NATO-s dhe vendosjen e saj në dispozicion të Aleancës.

Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, Gjenerali Christopher G. Cavoli, njëkohësisht dhe Komandanti i Komandës Amerikane për Europën shprehu mirënjohjen e tij për rolin e Shqipërisë si një aleat dinjitoz dhe tepër dinamik në NATO, kontributin e vendit tonë për Aleancën dhe vullnetin e shprehur në vazhdimësi. Gjenerali Cavoli vlerësoi rolin dhe profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në komandat dhe misionet e NATO-s.

niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.