Vijon puna për ndërtimin e automotoparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama, thotë se projektimi i pistës së garave do të jetë me certifikatë nga organet e motorsportit botëror. “Një pol i ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik”.
Postimi i plotë
Ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit.
Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror.
Ky kompleks do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik.
