Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lubonja: SPAK është i kapur! Rama ndihet më i fuqishëm se Kim, do të çojë tekat e tij deri në fund

18:12 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lubonja1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat diplomates së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, si dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjen e kryetari të ri të SPAK.

“Deklarata e Ramës është e drejtë në teori por ai shumë herë flet drejt në teori për të bërë gjëra të mbrapshta… nëse do më pyesnit se kush do doja ta drejtonte SPAK, Rama apo amerikanët, do thosha amerikanët sigurisht, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Dolën dhe thanë që është një sukses por duhet të ecim para, kjo është gjuhë diplomatike, por ka raste që thuhet që kjo forcë politike konkrete që ne e kemi mbështetur deri tani, po bën hapa antidemokratike. Lufta kundër korrupsionit është një luftë në shumë drejtime, kështu që nuk besoj se me një prokuror që u ndryshuaka aty, do ndryshojë gjithçka, por ndoshta ata kanë disa inate, ndaj s’jemi të informuar deri në fund për të folur qartazi si është kjo punë. Gjykoj se ata njerëzit që janë takuar atje, me ambasadën, kanë ndonjë të dhënë dhe në ndonjë çështje këta janë të ndjeshëm që duan ta çojnë deri në fund të paktën. Është një hamendje. Si çështja e inceneratorëve që i djeg shumë kryeministrit. Kjo është gjëja me pozitive e mundshme që amerikanët të shtojnë presion, por nuk jam i sigurt që kanë fuqi ta bëjnë këtë. Tek e fundit nuk kanë asnjë forcë ligjore. Ata edhe kur duan të rrëzojnë një qeveri, qeverinë Kurti p.sh, e rrëzuan përmes opozitës. Ndaj mendoj se Rama ndihet dhe i fuqishëm, pastaj që Rama do të çojë tekën e vet deri në fund, mund të lidhet dhe me gjëra të tjera. Ky institucion për mua është i kapur”, u shpreh analisti në “News24”.

Fatos Lubonja spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.