Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Anëtarësimi në BE, çfarë pritet pas aplikimit të Kosovës?

12:26 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE këtë veri, e pasi u dha drita jeshile edhe për Bosnje-Hercegovinën. Kosova mbeti vendi i vetëm në rajon, pa perspektivë të qartë europiane.

Çfarë ndodh pas aplikimit për anëtarësim? Rasti i Kosovës është konsideruar “sui generis”, pasi është i vetmi vend që aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtarë. 5 shtete; Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, nuk e njohin pavarësinë. Sipas traktatit të BE, secili shtet europian mund të aplikojë për anëtarësimin në bllok.

Pas dorëzimit të kërkesës te vendi që mban presidencën e radhës, informohen 26 shtetet e tjera, për këtë vendim. Kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme, në një takim të ambasadorëve të BE. Nga 1 janari, Suedia merr presidencën e unionit. Nën kryesimin e saj, do të zhvillohen konsultimet mes shteteve të bllokut, veçanërisht ato që nuk e njohin pavarësinë.

Këshilli mund të marrë vendime se si do të procedohet gjatë presidencës suedeze, pasi më vonë drejtimin e merr Spanja, e cila si vend mosnjohës mund të ketë pak dëshirë për të trajtuar çështjen. Gjërat mund të përshpejtohen edhe nga fakti se në vitin 2024 mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe çështja e Kosovës mund të kalojë në arkivë.

Ka gjasë që kërkesa për aplikim t’i dërgohet Komisionit Europian për të përgatitur një opinion lidhur me çështjen. Por që kërkesa të kalojë për shqyrtim te Komisioni, duhet që të 27 vendet anëtare të thonë po. Edhe nëse kjo ndodh, do të duheshin vite deri në hartimin e raportit, pasi rasti është unik dhe i ndërlikuar.

Bashkimi europian Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.