Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadori britanik: Disa kriminelë po përdorin protesën e emigrantëve shqiptarë për të pastruar imazhin e tyre

23:09 / December 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori britanik.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata e Sekretares së Brendshme Britanike Braverman, e cila i cilësonte shqiptarët si “kriminelë” solli reagime të shumta në Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri. Shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani, dolën dhe protestuan kundër këtij etiketimi të vendosur nga sekretarja Braverman.

Në lidhje me këtë protestë, ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith i ftuar në emisionin “Opinion” ka thënë se kanë parë që disa kriminelë apo individë të tjerë kanë kërkuar që ta përdorin atë si një mënyrë për të pastruar imazhin e tyre.

Blendi Fevziu: Ju thatë se pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar janë nga veriu. Cili është numri i shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Keni statistika?

Ambasadori Alastair King-Smith: Në fakt, nuk i kam shifrat e plota sepse sigurisht problemi është se shumë prej tyre janë të paligjshëm. Pra, ne nuk i kemi statistikat e plota, por ka pasur diskutime siç e dini, duke thënë se ndoshta rreth 150,000 dhe shumica sigurisht, jetojnë atje në mënyrë të ligjshme. Gjithashtu dua të citoj kryeministrin tonë pas telefonatës me kryeministrin tuaj në 1 Dhjetor ku ai u shpreh se e njeh kontributin pozitiv të Komunitetit Shqiptar në jetën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ministren e Brendshme në Parlamentin Britanik më 23 Nëntor, e cila u shpreh se ne e vlerësojmë marrëdhënien me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në MB. Dhe ne vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike, kështu u shpreh ajo. Problemi ynë është me trafikantët dhe mënyrën se si ata po i shfrytëzojnë njerëzit, dhe kjo është një sfidë e përbashkët për ne dhe për vendet e tjera.

Blendi Fevziu: Është normale dhe e vërtetë, por problemi qëndron te Ministrja e Brendshme Braverman, i cili bëri disa deklarata, të cilat nuk u cilësuan si të përshtatshme për shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Sepse nuk mund të identifikohet një komunitet me disa kriminelë apo disa trafikantë. Madje u zhvillua edhe një protestë e madhe dhe shumë popullore në Londër nga Komuniteti Shqiptar në muajin Nëntor.

Ambasadori Alastair King-Smith: Kryeministri ka shprehur keqardhjen që një pjesë e retorikës është shfrytëzuar dhe përdorur për t’i bërë njerëzit të ndihen të padëshiruar apo jo të mirëpritur. Qëndrimi i qeverisë britanike është ai që sapo ju lexova. Kryeministri njeh dhe vlerëson kontributin e vyer të pjesës dërrmuese të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Por edhe ne duhet të jemi të qartë. Disa nga ata që protestojnë, sigurisht po e bëjnë në mënyrë paqësore dhe ne e mirëpresim këtë në çdo kontekst. Kjo është një nga vlerat në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu kemi parë që kriminelë dhe individë të tjerë po kërkojnë ta përdorin këtë si një mënyrë për pastruar imazhin e tyre. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë së bashku për këto çështje.

ambasadori britanik Emigrantet kriminele
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.