SPAK-u nga sot do të ketë drejtor të ri. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.
11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.
Mbetet të shikohet se kush fiton: Kim apo Rama. Dhe në raport me këtë do të jenë raportet mes tyre. Gazetari Artan Hoxha thotë se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin, ndërsa thekson se beson që në fund do zgjidhet Xholi.
