Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama. Për të me favorizimin që po i bën njërit prej kandidatëve, konkretisht Edvin Kondilit, Rama po asgjëson sistemin e drejtësisë.
“Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion”, tha Berisha.
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
