Video të gangsterëve shqiptarë duke festuar brenda qelive angleze janë publikuar në Tik Tok.
Sipas pamjeve të publikuara nga Daily Mail, në disa prej tyre është Edison Kaculi, 28 vjeç, i cili bën simbolin e armës me duar, ndërsa kërcejnë muzikë rrep në qeli.
Kaculi, i cili mendohet se ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, u dënua në korrik pasi u përfshi në një sherr me persona të tjerë.
Nuk është e qartë se në cilin burg në Mbretërinë e Bashkuar janë filmuar pamjet. Foto të tjera tregojnë një grup prej katër djemsh të ulur në një qeli ndërsa bëjnë gjeste fyese me duar.
Videot u hoqën më vonë pasi MailOnline kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë dhe u krye një kontroll në burg.
Por përpara se të hiqeshin, më shumë se 13,000 njerëz panë klipet që tallnin shërbimin e burgut.
Sipas statistikave të fundit të Home Office, aktualisht janë më shumë se 1,330 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.
