Edmond Papa, 49 vjeç është pronar i një hoteli në Sarandë. Viktima ishte në brendësi të një lokali kur u qëllua me disa plumba dhe menjëherë u transferua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Viktima ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në zonën e njohur në kryeqytet, Selitë ku biznesmeni ishte brenda një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” dhe u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me disa plumba. Përbri lokalit, viktima kishte parkuar mjetin e tij luksoz tip ‘G-Class’.

