Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parlamenti “injoron” kërkesat për peticione. Helsinki: Nga 42 kërkesa në 5 vjet, është zgjidhur pozitivisht vetëm 1 rast

12:02 / December 17, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup naftëtarësh nga Patosi kanë kërkuar që statusi i minatorit t’u jepet të gjithë punëtorëve të naftës. Disa banorë nga Shkoza e Tiranës kanë kërkuar moslejimin e shembjes së shtëpive të tyre për shkak të projektit të ndërmarrë për zhvillimin e Lumit të Lanës nga Ura e Shkozës deri te Uzina e Autotraktorëve. Disa banorë të fshatit Kuqar në Patos kanë adresuar çështje të së drejtës së pronës lidhur me Ligjin 7501 “Për Tokën”. Një grup ish-të burgosurish politikë kanë kërkuar që të shqyrtohen dosjet e vonuara për ish- të dënuarit politikë dhe po ashtu të përfshihet në ligj edhe dëmshpërblimi për shtetasit që  janë dënuar për terrorizëm dhe sabotazh. Ndërsa disa mësues kërkuan që diplomat e mësuesve që kishin përfunduar studimet përpara vitit 1998 në degën “Cikël i Ulët” të mos konvertoheshin në diploma të nivelit Bachelor, por në diploma të nivelit Master. Shoqata “Prosperitet Golloborda” ka kërkuar me anë të një peticioni njohjen zyrtarisht të pakicës bullgare nga shteti shqiptar.

Këta janë njerëz të profileve dhe origjinave të ndryshme. Por kanë vetëm një të përbashkët. Në vitin 2017 i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të ushtruar të drejtën e peticionit. Por, nga 16 të tilla në vitin 2017, vetëm një kërkesë është shqyrtuar dhe ka gjetur zgjidhje. Kërkesat e tjera kanë përfunduar sirtareve pa adresë të Kuvendit.

Informacioni i mësipërm është marrë nga një studim i detajuar i ndërmarrë nga ekspertët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Sipas studimit, që përfshin periudhën 2016-2022, nga 42 nisma të ndërmarra përgjatë 5 viteve,  institucioni i Kuvendit ka marrë në konsideratë vetëm peticionin e organizatës “Prosperitet Golloborda”, që kërkonte njohjen e Minoritetit Bullgar në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administrata Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka bërë procedurën e plotë dhe i ka përfshirë propozimet konkrete në projektligjin në fazë shqyrtimi për njohjen e minoritetit në dispozitat e draftit (duke miratuar amendamentin përkatës). Është interesant fakti që nëse, shumica e peticioneve janë shqyrtuar në shkelje të afatit 45 ditor të pëcaktuar në rregullore, në rastin Shoqataës“Prosperitet Golloborda”  kërkesa është shqyrtuar brenda 5 ditëve. Kërkesa është depizutuar në Kuvend të enjten e datës 28.09.2017 dhe është trajtuar të martën e datës 03.10.2017.

Indiferenca ndaj peticioneve

Erida Skëndaj, drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit me cilësinë e ekspertes ligjore dhe Elona Dhembo – Eksperte e Shoqërisë Civile dy autoret e studimit konfirmojnë se që nga janari i vitit 2016 deri në tetor të vitit 2022 në protokollin e Kuvendit janë depozituar 42 kërkesa për peticione. Por, nga ky numër Kuvendi i ka dhënë Komitetit Shqiptar të Helsinkit kopjet e dokumentave, vetëm për 32 peticioneve, 3 kërkesave, 1 letre dhe 1 memorandumi.                    

Ekspertët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kanë analizuar proces-verbalet e mbledhjeve të komsioneve ku janë diskutuar disa nga peticionet. Konstatimet tregojnë formalitetin me të cilët janë trajtuar nismat qytetare. “Në shumicën e rasteve trajtimi i tyre mbetet vetëm në kuadër të diskutimit mes anëtarëve të komisionit. Në disa raste, diskutimet lidhur me peticionet që janë shqyrtuar nga komisione parlamentare politizohen, duke minimizuar rëndësinë e çështjes së adresuar me anë të peticionit ose duke e trajtuar atë politikisht”, shkruhet në studim.

Edhe trajtimi i mëtejshëm i peticioneve tregon mospërmbushjen e detyrimeve nga Kuvendi. Ky institucion nuk ka respektuar rregulloren që e detyron t’u japë shpjegime me shkrim dërguesve të peticionit. “Akoma më shqetësuese është mungesa e dokumentacionit provues për njoftimin nga Kuvendi të dërguesit/ve të peticionit, për hapat e ndërmarrë dhe zgjidhjen e çështjes së ngritur me peticion, gjë që ngre pikëpyetje serioze për cënimin e detyrimit të parashikuar në Pikën 4 të Nenit 104 të Rregullores së Kuvendit”, shkruhet në studim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

10:54 / November 2, 2026

Ilyana Yotova shkruan historinë në Bullgari, bëhet presidentja e parë grua e vendit

10:41 / November 2, 2026

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Shqetësim për respektimin e garancive ligjore

10:38 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.