Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama falenderon mjekët e infermierët: Ata që kanë performancë më të mirë do të paguhen më shumë

19:05 / December 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1671297922 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për mjekët dhe infermierët për punën që kanë bërë gjatë vitit 2022.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli edhe për rritjen e pagave, ku theksoi se do të ketë një sistem të ri të pagave të mjekëve dhe infermierëve, duke shtuar se ata që do të kenë performancë më të mirë do të paguhen më shumë.

“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standardet për akreditim. Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës. Që do thotë se nëse për të gjithë ka një dysheme të garantuar pastaj shpërblimet sipas punës vlerësohen në bazë të performancës, kështu që ata të cilët bëjnë më shumë orë në shërbim, kryejnë më shumë vizita, apo operacione do të paguhen më shumë se të tjerët”- u shpreh kryeministri.

Kreu i ekzekutivit tha se vetëm brenda këtij viti ishin punësuar rreth 900 infermierë dhe 335 mjekë në spitalet publike të vendit dhe se prirja për të punësuar profesionistët e rinj do të vazhdojë.

Edi Rama mjeket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.