Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta flet për marrëdhëniet me Berishën, Ramën, Veliajn

21:51 / December 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
imetajj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me raportin me ish kryeministrin Sali Berisha. Meta tha se Berisha gëzon respektin e tij si lider i zgjedhur nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Në një intervistë në RTSH Meta theksoi se di të harmonizojë marrëdhëniet me të gjithë aktorët politikë në të mirë të vendit.

“Zoti Berisha është i zgjedhur nga PD përmes një procesi shumë transparent që e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai gëzon respektin tim si lideri i zgjedhur nga anëtarët e PD. Zoti Berisha dhe PD kanë një qendrim shumë të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne kemi punuar me të për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për përmbushjen e detyrimeve që vijnë si vend anëtar i NATO-s dhe të mos harrojmë që zoti Berisha ka një kontribut dhe rol të veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Tani për raportin e zotit Berisha me SHBA. Unë kam qenë në koalicion me zotin Berisha në periudhën 2009-2013. Dhe për një çështje që kishte të bënte me sigurinë kombëtare, një ligj që cënonte një detyrim ndaj NATO-s, në rast se ligji nuk kthehej, pra të mos miratohej, që të jepja dorëheqjen dhe të dilnim nga koalicioni me PD, se nuk donim të cënonim marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s. Bëhej fjalë për ligjin për SHISH. Ai dhe PD u treguan mirëkuptues, pasi kuptuan se pavarësisht se mund të kishin një të drejtë në çështjen në fjalë, interesi për marrëdhënien me NATO-n ishte më lart. Pra, unë di të harmonizoj, të bashkëjetoj me të gjithë aktorët, në intresin më të mirë të vendit. Ajo që më intreson është interesi afatgjatë i vendit”, deklaroi Meta.

Ai u pyet nëse ruan kontakte me kundërshtarët e tij politikë. “Nuk kam interes të kontaktoj as me zotin Rama. Nuk kam asnjë problem që t’i kërkoj deputetëve të Partisë së Lirisë të votojnë atë që i shërben vendit. Nuk kam asnjë kontakt me Edi Ramën dhe as me Erion Veliaj. Nuk kam asnjë interes personal në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Meta.

Kreu i PL komentoi edhe garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e vendit. “Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë preferencë për të përzgjedhurit e Partisë Demokratike, si në Tiranë, si në të gjithë vendin. Edhe kandidatët që kanë preferuar nga PL për të qenë kryetar bashkie u kemi thënë të futen edhe ata në primare. Sai takon Tiranës, Këlliçi ka mbështetjen tonë të plotë.

Mbështetjen tonë të plotë e kanë të gjithë kandidatët e opozitës nga Troproja në Tiranë. Opozita është e padiskutueshme fituese jo vetëm në Tiranë por në shumicën dërrmuese të bashkive të Shqipërisë. 4 vjet është më shumë se tepër për qytetarët dhe gjendjen ku ndodhen sot ata, Bashkia e Tiranës ka një buxhet rreth 300 mln euro. Asnjë qytetar nuk e di emrin e kryetarit të këshillit bashkiak të Tiranës. Nuk besoj se kanë parë ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak ku merren vendime. Marrëveshja që ne kemi me PD sa i takon referendumit dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë në vend. Kjo është një garë shumë e qartë dhe me diferencë të ndjeshme. Përpjekjet për të krijuar pasigurira krijojnë panikun e një maxhorance që e tillë është vetëm në numra”, u shpreh Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.