Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gruaja në burg për akuzën se vrau të dashurin, burri i del në mbrojtje: Rrinte tërë ditën në shtëpi

13:05 / December 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua krimi makabër i vrasjes së Menduh Kurt-Dedës. Ngjarja horror ndodhi në 2017, ndërsa u zbardh vetëm pak ditë më parë pasi në “Kodër Shupal” u gjet një kufomë e djegur që i përkiste 61-vjeçarit Menduh Kurt-Dedës.

Marjeta Karaj e akuzuar së bashku me të birin dhe shokun e tij, vranë në mënyrë monstruoze 61-vjeçarin.

Marjeta Karaj, e cila u arrestua është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.

Po ashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Marjeta Karaj.

Burri i Marjeta Karaj, Spiro Karaj ka dhënë një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku tregoi se nuk ka pasur dijeni për asgjë dhe se nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të tilla në familje.

“Nuk dimë asgjë. Marrëdhënia jonë ka qenë normale si çdo njeri nuk ka qenë e acaruar. S’ka shprehur asnjëherë ndonjë shqetësim. Zotërinë nuk e njoh aq sa punonjës ka atje. Nuk e di të kenë pasur një biznes të përbashkët”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai është shprehur se qëndronin bashkë, shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë

“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta ?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmur. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua.”, është shprehur më tej ai.

Pjesë nga intervista:

Nuk kanë pasur magazinë?

Burri i Marjeta Karaj: Jo asgjë.

Keni qenë në dijeni për borxhin 10 mln lekë të vjetra?

Burri i Marjeta Karaj: Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja

Po ku vetë keni punuar?

Burri i Marjeta Karaj: Ka punuar sa na kanë dalë brinjët

As nga djali juaj s’keni pasur shqetësim?

Burri i Marjeta Karaj: Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë.

Nuk është e vërtetë që keni pasur tentativë divorci?

Burri i Marjeta Karaj: As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.

A ishte përfaqësuese e fëmijëve…?

Burri i Marjeta Karaj: Ishte, por  s’ka pasur zyrë…Çfarë të them unë jam me dhimbje me mushkri. Kam tentuar të shkoj ta takoj, por nuk ka lë askush të dalë.

Djali i arrestuar bashkë me bashkëshorten që pretendon se është shok me djalin?

Burri i Marjeta Karaj: Nuk i njoh fare,. Nuk e di çfarë surrati ka

Nuk e besoj këtë ngjarje, e kam akoma si ëndërr. Nuk e besoj gjallë në botë. Si të gjitha familjet e tjera, kam punuar një jetë në ndërtim. Nuk më kanë munguar para, ia kam lënë asaj të drejtën e lekëve, nuk e pyes unë ku shkon a apo jo.

Në 2017 kështu ka qenë marrëdhënia?

Burri i Marjeta Karaj: Po njësoj, asnjë pikë dyshimi

S’keni pasur biznes privat?

Burri i Marjeta Karaj: Jo, jo s’kemi pasur biznes privat. Do të luftoj për të mbrojtur djalin me të gjitha mundësitë. Nuk e di është e pafajshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

12:55 / August 6, 2026

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Janë raportuar 28 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

10:26 / August 6, 2026

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave

10:15 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.