Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bënë namin me vjedhje në Shkodër, procedohen 4 të mitur 

12:42 / December 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër të mitur (14 dhe 15 vjeç) janë proceduar të lirë pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në Shkodër. Në njoftimin e policisë, njoftohet gjithashtu se nën hetim është vënë dhe një 55 vjeçar pasi dyshohet se duke pasur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit.

Njoftimi i plotë:

Autorë të dyshuar të vjedhjeve, 4 të mitur (14 dhe 15 vjeç), të cilët procedohen në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Në hetim edhe një 55-vjeçar, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit.

Gjenden dhe sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë bërë të mundur zbardhjen e 4 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë muajit dhjetor, 2022.

Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave, për 4 shtetas të mitur, 14 dhe 15 vjeç, banues në Shkodër dhe Lezhë. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar, se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:

-Më datë 19.12.2022, në lagjen “Vasil Shanto”, në ambientet e poliklinikës së qytetit, kanë vjedhur një celular;

-Më datë 16.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, kanë vjedhur një motoçikletë;

-Më datë 01.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, kanë vjedhur një biçikletë;

-Më datë 01.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, kanë vjedhur një motoçikletë.

Në vijim të hetimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, edhe për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një biçikletë të vjedhur nga të miturit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.