Në mbledhjen e Këshillit Kombëtare të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq pa syzet e errëta, të cilat i mbante prej dy javësh në daljet e tij publike pas sulmit nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit.
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi gjatë takimit të sotëm se ishte viti që ia dolën të transformojnë partinë, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, në një opozitë të vërtetë.
Ai komentoi edhe zgjedhjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, për të cilën tha se ishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. Sipas tij, në proces pati edhe ndërhyrje nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
“Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë beteja e parë beteja ishte mes Ramës dhe guvernatores që do hyjë në histori politike të një vendi, një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe kushtetutën jashtë të gjitha ndërhyrjeve u shndërrua në një plasdarme të paimagjinueshme. Në shumicë, menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se nuk u përzje guvernatorja por beteja ishte mes klaneve më mafioze socialiste. Ato numra dhe vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn në krahun tjetër. Ajo që shqiptarët panë, ishte vetëm perdja se prapa perdes ishte beteja më e ashpër e zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushtetit”, deklaroi Berisha.