Aktori Robert De Niro është bërë pre e një vjedhjeje në shtëpinë e tij, në prag të Krishtlindjeve.
Një 30-vjeçare e quajtur Shanice Aviles është arrestuar pasi hyri në shtëpinë e tij, më qëllim vjedhjen e dhuratave poshtë pemës së Krishtlindjeve.
Aviles ishte nën vëzhgim nga zyrtarët e NYPD, që prej orës 3 të mëngjesit kur ajo hyri në shtëpinë e De Niros.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, autorja ishte duke u kërkuar nga policia për vjedhje të tjera, ndërsa vetëm këtë vit është arrestuar 9 herë. Autoritetet e panë 30-vjeçaren të hynte në shtëpinë e De Niros dhe e ndoqën atë. Më tej ajo u pa teksa po merrte dhuratat e aktorit, ndërsa hapi dhe përdori iPad-in e tij.
79-vjeçari u zgjua nga zhurma dhe zbriti në katin e poshtëm, ky ishte edhe momenti që policia kuptoi se kush ishte pronari i shtëpisë.
Megjithatë ende nuk është bërë e qartë nëse 30-vjeçarja e njihte të zotin e shtëpisë, apo e zgjodhi shtëpinë rastësisht.
