Një 17-vjeçar është përplasur këtë të mërkurë nga një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasli Bollano. Ngjarja ka ndodhur në Llogara, pranë fushës së sportit.
Sipas News 24, Bollano ka aksidentuar me makinën e tij adoleshentin teksa ky i fundit po kalonte rrugën.
I riu është dërguar në spital, kurse 66-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.