Një inspektor policie në Cërrik është arrestuar nga uniformat blu pasi akuzohet se gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në Belshi ka grabitur 30 mijë euro në ambientet e jashtme të saj.
Policia bën me dije se arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit nga ana e pronarit të banesës në komisariat. Pas arrestimit është bërë e mundur edhe sekuestrimi i shumës së parave të vjedhura nga ana e efektivit.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
