Një mjet tip BMW ka dalë nga rruga në aksin Elbasan- Gjinar dhe ka përfunduar në një arë anash saj. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia ka mbërritur ne vendngjarje por nuk ka gjetur asnjë person prezent në mjet.
Ndoshta të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit më të afërt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
