Një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm për mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Nëse ata nuk flenë mjaftueshëm, mungesa e gjumit do ju ndikojë në përditshmërinë shkollë dhe në shëndetin e tyre. Për fëmijët e spektrit me autizëm, apo me hiperaktivitet ndikimi i mungesës së gjumit mund të jetë më i madh, pasi ndikon jo vetëm në shëndetin mendor të fëmijës, por shkakton edhe stres të tepërt te prindërit.
Deri 80% e fëmijëve autik kanë probleme me gjumin. Vështirësitë e zakonshme të sjelljes që prindërit raportojnë përfshijnë dissomni që do të thotë probleme me të shkuarën për të fjetur, parasomni, probleme me zgjimin gjatë natës dhe zgjim herët në mëngjes. Këto probleme kanë tendencë të vazhdojnë nëse nuk trajtohen në mënyrë efektive.
Ndërhyrjet në sjellje janë hapi i parë më i rëndësishëm në trajtimin e problemeve të gjumit për fëmijët. Një studim i publikuar në Science Alert ka treguar se problemet e gjumit mund të trajtohen në mënyrë efektive nëse strategjitë e përdorura përshtaten me nevojat e fëmijëve.