Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, thotë se që nga nisja e luftës ruse kanë humbur jetën 100 mijë ushtarë rusë.“Në këtë periudhë, Rusia humbi gjithashtu 3000 tanke dhe rreth 6000 automjete të tjera të blinduara në fushën e betejës”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.
Në përditësimin për humbjet e pësuar deri më tani nga Moska, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tregon se janë rrëzuar gjithashtu 283 luftëtarë, 267 helikopterë dhe 1693 dronë.
Forcat e Kievit thonë se shkatërruan 3,003 tanke ruse, 5,981 automjete të blinduara luftarake, 1,978 sisteme artilerie, 413 sisteme të shumta raketahedhëse, si dhe 16 anije dhe 653 raketa lundrimi.