Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare pas debatit me kryeministrin Edi Rama.
Një pjesë e deputetëve demokratë kanë lënë gjithashtu sallën, ndërkohë që seanca është ndërprerë.
Rama dhe Bardhi u përplasën ashpër pasi deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
