Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lala: Dumani, prokuror që është shumë e vështirë t’i afrohet politika

23:59 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në “Opinion” mbi një analizë të kreut të ri të SPAK, i cili u zgjodh gjatë javës së kaluar, gazetarja Klodiana Lala thotë se Altin Dumani nuk e priste të fitonte. Gazetarja ndan detaje nga ngjarja e asaj dite, pas konkurrimit ndërsa shton se kreu i ri i SPAK është një prokuror i preferuar nga ndërkombëtarët dhe shpreh bindjen e plotë se është e vështirë që politika t’i afrohet.

Klodiana Lala: Di që zoti Dumani ka dalë në këmbë dhe ka ikur në shkollë, ka marrë njërën nga vajzat. Ka shkuar në shtëpi dhe me thënë të drejtën, njerëzit rreth e rrotull tij më kanë dëshmuar që duke qenë se u bë një luftë shumë e madhe për zgjedhjen e kreut të SPAK, mesa duket ishte momenti kur ai kishte humbur shpresat që të ishte drejtues, lë çantën tha, diku aty në shtëpi dhe të gjithë njerëzve po u thoshte që “mos e prisni sepse nuk besoj që do të jem unë” dhe në momentin që ka dëgjuar votat në fakt ka mbetur i surprizuar nga momenti i votimit.

Blendi Fevziu: Nuk e priste?

Klodiana Lala: Jo, nuk e priste sepse në fakt ashtu si po shkonin gjërat,  përplasja e fortë, paragjykimet dhe mua më vjen keq sepse pritshmëritë, jo vetëm për zotin Dumani, por edhe për dy të tjerët, për zotin Gjoli që gjithashtu është një prokuror karriere dhe zoti Kondili është po ashtu një prokuror karriere dhe këtë duhet ta themi hapur, nuk mund të jemi të padrejtë me tre njerëz të cilët kanë punuar vite me radhë, nga 20 vite në sistem dhe kanë dhënë rezultatet e tyre, e kanë kaluar vetting-un dhe s’mund t’i lëmë me barrën e paragjykimit. Në këtë kuptim, zoti Dumani ka një pritshmëri shumë të lartë edhe për faktin se ishte një person, një prokuror i preferuar nga partnerët ndërkombëtarë. Nëse mund ta them me fjalë të thjeshta, zoti Dumani është një prokuror të cilit është shumë e vështirë t’i afrohet politika, është shumë e vështirë dhe këtë e them me bindje të plotë.

Altin Dumani klodiana lala spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.