Mbrëmë në mesnatë, me votat e publikut u zgjodh që Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, dhe me votat e jurisë, fituese e çmimit të parë të Fik 61 u zgjodh Elsa Lila. Në pallatin e Kongreseve, i pranishëm ka qenë edhe Presidenti Bajram Begaj, ku ka ndjekur nga salla Festivalin e Këngës në RTSH.
