Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshon testi i patentës, DPSHTRR: Hiqen 1000 pyetje problematike, monitorim online

23:11 / April 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta testimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rishikuar testin e patentës, duke hequr nga lista 1000 pyetje të konsideruara si ngatërrestare. Gjithashtu, ky dikaster bën me dije se 1500 pyetje të tjera janë korrigjuar, pasi kishin në përmbajtje të tyre gabime drejtshkrimore apo edhe fjalë tepër. Marrja e këtyre masave erdhi pas një rishikimi të 4870 pyetjeve zyrtare të testit teorik, pas një shqetësimi të vazhdueshëm të aplikantëve të rinj të cilët në shumë raste jepnin përgjigje të gabuara për shkak të pyetjeve problematike.

Rishikimi  i testit u paralajmërua më herët edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili në një intervistë për TV SCAN deklaroi se deri më tani ka patur pyetje, që ngatërronin aplikantët apo nuk përshtateshin me realitetin e qarkullimit të automjeteve në vendin tonë. Ndërkaq, një tjetër risi në drejtim të testimit për pajisje me leje drejtim lidhet me monitorimin live të të gjithë procesit në 13 drejtoritë rajonale.

Sipas DPSHTRR-së tashmë specifikimet dhe financimi për sistemin e ri të monitorimit online janë gati. Paralelisht, aplikantët mund të ushtrohen edhe online, në faqen zyrtare të institucionit për testimin teorik, një shërbim që deri më tani nuk ishte i mundur.

Blendi Gonxhja Transportit Rrugor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.