Një biznesmen nga Uells, Matthew Cleary, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, Mikel Kujtila kanë prodhuar më shumë se 100 kg drogë të klasit B në 8 shtëpitë e barit në Cardiff dhe përreth.
Policia që hetonte rrjetin e drogës kishte shkuar në Copleston Road, Llandaff North, në qershor dhe kishte parë 33-vjeçarin Kujtila përmes dritares së kuzhinës së një prej fermave të tij të kanabisit. Pasi policët hynë brenda në shtëpi zbuluan një sasi “të konsiderueshme” pajisjesh për kultivimin e kanabisit.
Brenda automjeteve, oficerët gjetën më shumë se 17 kg kanabis në thasë me vakum dhe pasaporta shqiptare për “kopshtarët” në kultivimin e drogës.
Pas kontrollit të telefonit të shqiptarit, policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij Cleary, i cili brenda automjetit të tiu Range Rover kishte pako me rreth një kilogram kanabis me vlerë 1,000 £.
Në fund të seancës gjyqësore, Cleary dhe shqiptari Kujtila u dënuan me nga 32 muaj burg.
