Mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i Big Brother Vip Albania 2.
Një nga banorët, Luiz Ejlli, ka vendosur të tregojë ditën e sotme detaje në lidhje me një nga lidhjet e tij të mëparshme, me vajzën e një politikaneje.
Zhaklina, moderatorja e cila u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, e ka pyetur Luizin nëse është marrë me politikë, ndërsa Luizi i ka treguar për lidhjet e tij me politikën.
Pjesë nga biseda:
Zhaklina: U more disa kohë me politikë ti apo jo?
Luizi: Jo. Pse të dukem kështu si politikan?! Çfarë kisha lidhje me politikën unë? Të dukem kështu si politikan?
Zhaklina: Mbaja mend sikur kishe lidhje me politikën. Mbaja mend, ndoshta e ngatërroj.
Luizi: Je diku, aty rrotull je.
Ronaldo: Ka qenë i lidhur me politikën.
Luizi: I lidhur me… politikën. Jo se kam qenë politikan.
Ronaldo: Me vajzën e një politikaneje.
