Një ortek dëborë ka rënë në Austrinë Perëndimore, në një vendpushim skish duke goditur 10 persona. Një prej tyre është shpëtuar, ndërsa nuk dihet fati i personave të tjerë.
Kërkimet për ta vazhdojnë, ndërsa në operacionin e shpëtimit janë angazhuar rreth 100 persona.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar të apasionuarit e sporteve dimërore,” ka thënë bashkia Lech.
Ortekët janë të zakonshëm në Austri.