Edhe pse janë tërhequr tashmë nga politika aktive, ata vijojnë që ta ruajnë miqësinë e tyre. Bëhet fjalë për 5 socialistë të vjetër të cilët janë mbledhur sërish bashkë për të biseduar dhe kujtuar kohët e vjetra.
“Takim i përzemërt, bisedë e sinqertë, çmallje me miqtë e herëshëm dhe të përherëshëm: Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Ethem Ruka dhe Sherif Bundo. Falemnderit, Sherif, “që na mblodhe”, shkruan ish-deputeti Namik Dokle.
Rexhep Mejdani ka qenë President i Republikës, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2002 kur u zëvendeëua nga pasardhësi i tij Alfred Moisiu, raporton tirananews.al
Ylli Bufi ka qenë deputet, ministër, nënkryetari Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministër i Shqipërisë, kurse Namik Dokle ka qenë Kryetar i Kuvendit. Ethem Ruka ka qenë ministër I qeverisë socialiste
Ndërsa Sherif Bundi ka qenë Ministër i Turizmit 1998-2001.

