Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në lagjen kryeqendër të trafikut të drogës në Romë, ku bandat shqiptare organizojnë gjithçka

13:35 / December 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
093300764 7db6701f f639 4130 8cc6 c5594c8fabe7 1271x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

San Basilio është një nga lagjet periferike të Romës, lagje popullore në verilindje, e banuar më së shumti nga punëtorë, me pallate që ngjasojnë më shumë me ndërtesat e Europës Lindore sesa me arkitekturën  e kryeqytetit italian.

Por vitet e fundit ajo është shndërruar në një nga më të përmendurat, si kryeqendër e trafikut të lëndëve narkotike. Një pikë referimi, bashkë me lagjen Tor Bella Monaca, që ndodhet më në jug, për të gjithë ata që dëshirojnë drogën, në çfarëdolloj sasie. Kokainë, heroinë, marijuanë, gjendet gjithçka, familjet e lidhura me kamorrën ose ndragetën i kanë ndarë zonat në mënyrë të prerë, por tensionet për kontrollin dhe supremacinë vijon çdo ditë, me përballje të dhunshme, vrasje dhe rrëmbime, si ajo e ditëve të fundit të një 20-vjeçari, djali i bosit Danilo Valeri në një lokal në mes të Romes, nga disa persona me origjinë afrikane, që punonin për familjet kundërshtare.

Hakmarrjet dhe operacionet e policisë kanë ndryshuar gjithsesi balancat e pushtetit në këtë lagje, dhe sipas autoriteteve italiane, janë bandat shqiptare që po marrin gjithnjë e më shumë rendësi, siç tregon edhe një raportim i gjatë për ceshtjen nga  e përditshmja “La Republica”.

Nga  “ushtarë” të rangut të ulët të familjeve mafioze si Bevilacqua, Cordaro, Marando ose Esposito, shqiptarët kane arritur të ngjisin hierarkinë duke folur dhe bërë biznes si  të barabartë me pothuajse të gjithë.  Emri më i njohur është ia i Elvis Demçes, bosit shqiptar që tashmë vuan 18 vjet burg.

Kjo lagje relativisht e varfër gjeneron dhjetëra miliona euro nga shitblerja e drogës, dhe ka rafinuar sistemin e përgjimit dhe të shpërndarjes, në mënyrë që e bën pothuajse të pamundur për forcat e rendit për të bllokuar fenomenin. Çelësi i suksesit të bandave është përfshirja e rezidentëve.

“Rojet kanë grupet  e tyre në rrjetet sociale, ku përdorin  terma si Fanta për Guardia di Finanza, Coca Cola për karabinierët dhe Pepsi për policët, kur forcat e rendit i afrohen bazave te drogës. Paguhen 200 euro në ditë për këtë. Shpërndarësit zgjidhen ndërkohë  nga banorë me aftësi ndryshe, të moshuar, që sigurojnë deri në 1500 euro në muaj, një rrogë e mirë”, përshkruhet ne të përditshmen italiane. Ata që nuk i binden pagesës, ose vonojnë huamarrjet,  nuk i shmangen dot përballjes me shqiptarët e punësuar, tashmë aleatë, të bosave italianë.  

SanBa 4 Mod 1068x901 2 853x720 1
3913917 roma controlli antidroga a san basilio 4 persone arrestate foto 2
6214601 0842 108641436
Via san basilio roma 960x720 1

San Basilio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.