Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Serbia vendos ushtrinë në “gatishmëri të lartë”

09:49 / December 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Serbia Kosovo 0 1672112659192 1672112659192 1672112671090 1672112671090
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me justifikimin e “gjendjes së komplikuar” në veriun e Kosovës, Serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë së saj. Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë. Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar “gatishmërinë më të lartë ushtarake” për ushtrinë serbe. Më parë ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm Serb, Milan Mojsiloviç, i cili kishte deklaruar, se “për shkak të gjendjes së komplikuar” ai është dërguar në kufirin me Kosovën nga presidenti serb.

Gjendja është serioze dhe kërkon “prezencën e forcave të armatosura serbe përgjatë kufirit administrativ”, citohet Mojsiloviç nga televizioni RTS. Çfarë do të thotë ky urdhër është e paqartë, për shkak se forcat serbe kanë kohë që janë në gjendje gatishmërie.

Ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gasiç deklaroi se në bazë të urdhrit të presidentit janë udhëzuar policia dhe njësitë e tjera, dhe qëllimi është “të marrim të gjitha masat që të mbrojmë popullin serb në Kosovë”. Së fundmi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka paralajmëruar nga shkallëzimi i situtaës. Të dy vendet ndodhen “vërtet pranë konflikteve të armatosura”, ka thënë Brnabiç, duke bërë përgjegjëse qeverinë e Prishtinës për tensionet aktuale.

Serbia që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e shikon ende si provincë të sajën të shkëputur, e mbështet pakicën serbe në veri në përpjekjet e saj për të kundërshtuar autoritetin e qeverisë së Prishtinës. Përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Europian nuk kanë treguar rezultate.

Tensionet prej vitesh në veriun e Kosovës janë shtuar në javët e fundit. Rreth 50.000 serbët që banojnë në veri refuzojnë institucionet shtetërore të Prishtinës. Bllokadat disajavore pengojnë trafikun. Me shqetësim nga bashkësia ndërkombëtare janë pritur edhe të shtënat me armë zjarri së fundmi në afërsi të njësive të NATO-s.

Aleksandër Vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kush do të komunikojë me ne, jemi të hapur”/ Rama: Po punojmë për një paketë masash. Kush shkatërron, do paguajë

08:52 / October 20, 2026

Protesta e dhunshme/ Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

08:50 / October 20, 2026

Rama viziton Ministrinë e Arsimit/ Protestat e dhunshme janë pjesë e një “lufte hibride”, synojnë marrjen e pushtetit me forcë

08:43 / October 20, 2026

Çanta Louis Vuitton, parfume e produkte kozmetike, platformat online ‘mbushen’ me artikuj të vjedhur gjatë trazirave në Francë

22:08 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.