Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikantët i dhanë pleh me kokainë doganierit, pastaj kishin hall se mos i thaheshin ullinjtë

18:25 / December 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 collage 2022 12 27t174240602 1672159366
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klodiana Lala ka treguar një episod mjaft komik me një polic të doganës dhe trafikantët e drogës që përpunohej në Fier dhe u kap nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n. 

Lala tha se një polic i doganës kishte kërkuar disa thasë me pleh, në këmbim të favorizimit për kalimin e plehut, por nuk dinte se plehu ishte i përzierë me kokainë. Trafikantët ishin të shqetësuar, se pas përdorimit të plehut të përzierë, policit do ti thaheshin ullinjtë! 

“Viktor Cervanaku nuk ishte vetëm një ish kryekomunar. Ishte personazh që kishte punuar për vite me rradhë në Policinë e Shtetit. Ruante lidhje shumë të forta me zyrtarë të policisë dhe institucionet e vendit. Viktor Cervanaku, e them me siguri të plotë, mënyra si ishte përgjuar nga Prokuroria e Posaçme, në rastin konkret autoritetet shqiptare ishin të detyruara të ndërhynin sepse ishin autoritetet malazeze të informuara, ishin autoritetet greke dhe DEA amerikane. Mënyra si ai fliste në telefon, dëshmonte për siguri dhe garanci të jashtëzakonshme.

Në një nga përgjimet, ai flet me një agjent doganor, i kërkon të nxitojë dhe të bëjë gati dokumentat e plehut dhe e reklamon plehun me krenari dhe thotë djali ka sjelle pleh të mirë. Pastaj merrte vëllain, i thoshte dëgjo ruaje si sytë e ballit, sepse kishte rënë shi para se të shkonte kimisti kolumbian. Kishte marrë masa për ruajtjen me armë të lëndës narkotike. Madje kishte raste që ishte gjuajtur me armë për të trembur kundërshtarët.

Kishte shkuar deri aty sa të ndërhynin, njëri nga punonjësit e doganës kishte kërkuar, si shpërblim 4 thasë me pleh. Në momentin që kishte marrë katër thasët me pleh, trafikantët e dyshuar, ngrinin shqetësimin dhe thoshin mirë që e mori, problemi është që do ti thahen ullinjtë sepse brenda plehut kishte kokainë. Deri këtu kishte vajtur puna. 

Gjëja tjetër, që duhet vënë pikat mbi i, është fakti që sa herë kapet kokainë në Shqipëri ke ose zyrtarë të doganave, ose të tatimeve, ose zyrtarë të policisë, ose zyrtarë shtetërorë. Cervanaku ishte funksionar që po tentonte të riciklohej në politikë. Nga ana tjetër, ishte shndërruar në trafikant droge”, deklaroi Lala në “TPZ”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.