Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U zhgënjye nga Primaret, Shemsi Prençi “tradhton” Berishën, shfaqet krah Alibeajt në Kamëz

14:45 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj Shemsi Prenci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Ajo që bie në sy është se pjesë e ketij takimi është edhe Shemsi Prençi, ish-kandidat i Primareve për bashkinë e Kamzës. Prençi ishte ndër kandidatët që deklaruan se nuk e njihnin procesin e Primareve për shkak të parregullsisë në listat e votimeve. Madje ai në një përballje me Flamur Nokën i kërkoi llogari duke thënë se si kishte marrë 16 vota në një zonë ku ka një pjesë të madhe të fisit të tij, vëllezër e kushërinj.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.

Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari.

Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik. E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Familjet janë të përgjysmuara, e ato që kanë mbetur, janë të pashpresa.

Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.